Alma Çekovic
06 Shkurt 2016•Përditësim: 07 Shkurt 2016
LONDËR (AA) – Para vetëm dy viteve, aeroporti "Heathrow" i Londrës ishte aeroporti më frekuentues ndërkombëtar në botë. Megjithatë, vitin e kaluar këtë titull e mori aeroporti ndërkombëtar në Dubai. Aeroporti londinez edhe më tej është aeroporti më frekuentues në Evropë, por gjykuar sipas statistikave lidhur me këtë për dy vite mund ta tejkalojë aeroportin e Stambollit “Ataturk”, raporton Anadolu Agency (AA).
Asociacioni Ndërkombëtar i Aeroporteve të Evropës (ACI) bëri të ditur se përmes "Heathrow" kanë kaluar mbi 75 milionë pasagjerë, që është 2.2 përqind më shumë se një vit më herët. Aeroporti i Parisit "Charles de Gaulle", të cilin vitin e kaluar e kaluan 66 milionë pasagjerë, është aeroporti i dytë më i frekuentuar në Evropë.
Rritje më të konsiderueshme ka shënuar aeroporti i Stambollit “Ataturk”, përmes të cilit brenda 12 muajve të vitit të kaluar kanë kaluar 62 milionë pasagjerë, konkretisht 9.2 përqind më shumë se në vitin 2014. Nëse gjatë dy viteve të ardhshme vazhdon ky trend i rritjes, aeroporti i Stambollit do të tejkalojë "Heathrow", paralajmërojnë nga Asociacioni.
“Rritja turke duke e pashmangshme, sepse sektori i saj i aviacionit gëzon përparësi të mëdha. Njëri prej tyre është demografik. Vendi ka shumë banorë të rinj, të cilët i bën pasagjerë shumë potencialë”, theksohet mes tjerash në njoftimin e Asociacionit të Aeroporteve të Evropës.
Stambolli momentalisht posedon dy aeroporte të mëdhenj, “Ataturk” dhe "Sebiha Gokcan", ndërsa në vazhdim është edhe ndërtimi i aeroportit të tretë, i cili njëherësh do të jetë edhe aeroporti më i madh në botë.
Ndërtimi i aeroportit të tretë, i cili do të kushtojë 10.25 miliardë euro, ka për qëllim lehtësimin e komunikacionit ajror në këtë metropol të Turqisë dhe botës.
Zyrtarët turq paralajmëruan se aeroporti i tretë në Stamboll do të ndërtohet në hapësirë prej 76.5 milionë metra katrorë dhe me 150 milionë pasagjerë në vit do të jetë aeroporti më i frekuentuar në botë.