Kemal Karagöz
06 Shkurt 2016•Përditësim: 07 Shkurt 2016
HALEP (AA) - Mijëra sirianë të cilët u dergjën rrugëve duke u larguar nga sulmet e Rusisë dhe regjimit të Asadit të ndërmarra ndaj vendbanimeve civile, kanë mbetur të bllokuar mes vdekjes dhe jetës përgjatë korridorit prej 100 kilometrash Halep-Azez, raporton Anadolu Agency (AA).
Lufta civile në Siri vazhdon të ndajë njerëzit e pafajshëm nga shtëpitë dhe të dashurit e tyre. Sirianët të cilët nuk braktisën shtëpitë pavarësisht bombave të lëshuara që prej 5 vitesh nga regjimi, nuk mundën më ti rezistonin sulmeve të rënda të avionëve luftarakë rusë të ndërmarra gjatë 3 muajve të fundit në rajonin e Halepit dhe zonat përreth tij. Sirianëve të cilëve iu janë shembur shtëpitë dhe fëmijët i kanë rënë viktima duke u vrarë në luftë, kanë gjetur zgjidhjen të nisin rrugëtimin e tyre pavarësisht motit të ftohtë.
Udhëtimi i sirianëve të cilët përparojnë drejt kufirit të Turqisë duke marrë vetëm disa sende, pothuajse është kthyer në një dramë teksa mijëra persona ecin në këmbë për ditë të tëra nën bombardimet e Rusisë, përgjatë udhëtimit të shpresës nga Halepi në Azez. Ata që mezi kanë shpëtuar jetën e tyre, kanë mbetur të vetëm nën mëshirën e fatit të tyre në korridorin 100 kilometra Halep-Azez.
Këto njerëz të cilët deri tani kanë mbetur në jetë nëpërmjet ndihmave të dërguara nga Turqia, sërish po me mbështetjen e këtij vendi mik ata përpiqen të mbijetojnë. Familjet të cilat janë strehuar në çadrat e ngritura në zonat në afërsi të kufirit turk kryesisht nga Shoqata Humanitare Liritë dhe të Drejtat e Njeriut (IHH) dhe të institucioneve të tjerë humanitare, përjetojnë një gëzim të hidhur pasi kanë gjetur një ambient të ngrohtë në këto ditë të ftohta të dimrit.
Ndërsa ende mijëra njerëz bashkë me familjet e tyre në zonat në afërsi të Halepit kanë mbetur të detyruar ta kalojnë natën jashtë.
- "Me mundim shpëtuam jetën tonë"-
Siriani Ibrahim Eshger në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se jetonin në zonën Bab të Halepit. Ai duke shpjeguar se pas nisjes së sulmeve ruse dhe të forcave të Asadit ata u nisën rrugës drejt Turqisë pohon se: "Babain e kam humbur në luftë, që prej 2 ditësh ndodhem në Azez. Qëndrojmë në çadrat të cilat na i dërguan nga Turqia, me mundim kemi shpëtuar jetët tona. Është shumë e vështirë ti rezistosh sulmeve ruse. Sepse kanë në objektiv civilët".
Eshger duke vënë në dukje se dhjetëra mijëra familje janë ende në rrugë ai u shpreh duke u ankuar se vuajtjet e tyre dhe ato që kanë përjetuar gjatë këtij udhëtimi përmes korridorit Halep-Azez bota nuk i shikon.
Ndërsa këshilltari për shtypin i zyrës Hatay për punimet në Siri i shoqatës IHH, Burak Karacaoğlu ka shpjeguar se Rusia dhe forcat e regjimit i kanë zhvendosur sulmet në Halep.