Sayed Khodaberdi Sadat
28 Maj 2017•Përditësim: 29 Maj 2017
KABUL (AA) - Në një aksident rrugor në qarkun Salang të krahinës Parvan, në Afganistan, kanë humbur jetën të paktën 14 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i qarkut Salang, Muhammad Sabir Ahmadi, në një deklaratë për AA, tha se një minibus me udhëtarë është rrëzuar në një lum në rajonin Dere Orti.
Ahmadi ka theksuar se nga e njëjta familje kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa një person është plagosur. Ai u shpreh se mes të vdekurve gjenden fëmijë dhe gra.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe pakujdesisë.