Ekip
04 Shtator 2016•Përditësim: 04 Shtator 2016
KABUL (AA) – Së paku 36 persona, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën në krahinën Zabul, në jug të Afganistanit, kur një autobus pasagjerësh u përplas me një cisternë karburanti dhe u dogj, njoftuan zyrtarët afganë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gul Islam Seyal, zëdhënës i guvernatorit të provincës tha se më shumë se 25 persona janë plagosur rëndë.
Përplasja ndodhi në distriktin Shar-e Safa në autostradën kryesore që lidh kryeqytetin Kabul dhe Kandaharin në jug të vendit.
Në autostradën e njëjtë në provincën Ghazni në maj të këtij viti ndodhi një fatkeqësi e njëjtë kur dy autobusë u përplasën me një cisternë karburanti, ku si pasojë humbën jetën 52 persona.