Sayed Khodaiberdi Sadat
02 shtator 2020•Përditësim: 03 shtator 2020
Së paku 8 persona e kanë humbur jetën si pasojë e fudosjes së një varke pasagjerësh në rajonin Helmand, në jug të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Zyrës së guvernatorit të Helmandit, Omer Zuvak konfirmoi se varka që transportonte njerëz nga një breg i lumit në tjetrin në zonën Kayak është fundosur.
Ai tha se për vdekje pësuan 8 persona.
Zuvak sqaroi se varkën, si mjet transporti, për çdo ditë e përdorin qindra persona meqë për kalimin përmes lumit nuk ka urë.