Sayed Khodaberdi Sadat
17 Shkurt 2017•Përditësim: 17 Shkurt 2017
KABUL (AA) - Organizata terroriste DEASH ka sulmuar karakollin ushtarak në qarkun Deh Bala të provincës Nangarhar në lindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Këshillit të Qarkut Nangarhar, Ahmad Ali Hazret, në një deklaratë për AA, theksoi se militantët e DEASH-it në orët e natës kanë sulmuar nga tre anë karakollin ushtarak në rajonin Mijah Baba në Deh Bala.
Hazret bëri të ditur se si pasojë e sulmit jetën e kanë humbur 17 ushtarë, duke shtuar se pjesëtarët e DEASH-it gjithashtu kanë marrë kontrollin e karakollit.
Ndërkaq, Muhammad Nasim Sangin, komandant në ushtrinë e Afganistanit, ka theksuar se në luftimet që kanë shpërthyer pas sulmit janë vrarë 33 pjesëtarë të DEASH-it.
Sangin po ashtu ka thënë se në operacionin e kryer në zonë, të gjallë janë kapur edhe shtatë pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH.