Mohammad Fahim Abed
09 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
KABUL (AA) – Në provincën afgane Nangarhar janë kapur 16 pjesëtar të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë së Nangarhara-së, Huseyin Mesrikival tha se pjesëtarët e forcave afgane të sigurisë, i kanë kapur pjesëtarët e organizatës terroriste në vendet Haska Mena, Bati Kot dhe Achin.
Ai theksoi se në mesin e personave të kapur gjenden edhe dy shtetas pakistanez, të cilët ishin komandant të organizatës.