Sayed Khodaiberdi Sadat
14 Gusht 2020•Përditësim: 17 Gusht 2020
Në dy javët e fundit në Afganistan janë vrarë 121 civilë në sulmet e kryera nga militantët talebanë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tarik Aryen në një deklaratë për media tha se talebanët kanë kryer krime çnjerëzore duke vendosur civilët në objektiv dhe se kjo është në kundërshtim edhe me fenë edhe me humanizmin.
Aryen tha se në sulmet e kryera nga talebanët në dy javët e fundit kanë humbur jetën 121 civilë ndërsa janë plagosur 336 të tjerë.
Ai theksoi se më shumë viktima janë regjistruar në Kandahar, Baghlan, Nangarhar dhe Logar.
Ndërkohë nga talebanët ende nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.