Sayed Khodaberdi Sadat
18 Mars 2017•Përditësim: 19 Mars 2017
MEZAR-I SHARIF (AA) - Të paktën 19 talebanë janë vrarë në operacionet e kryera në rajonin Baghlan në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilltari për media i Brigadës 808 të Veriut dhe verilindjes, Mahfuzullah Akbari për AA ka konfirmuar se në këto operacione janë vrarë 19 talebanë.
Ai tha se janë plagosur 22 militantë dhe është konfiskuar një numër i madh i armatimit dhe municionit. Gjatë operacionit janë pastruar edhe pesë fshatra nga talebanët.
Megjithatë, talebanët kanë thënë se në operacionet në fjalë janë vrarë 14 ushtarë.