Mohammad Fahim Abed
04 Dhjetor 2015•Përditësim: 04 Dhjetor 2015
KABUL (AA) - Si pasojë e goditjes së një shtëpie me predha raketash në qytetin Vardak të Afganistanit, gjatë përleshjes mes forcave të sigurisë afgane dhe talebanëve kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa 6 persona janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i Këshillit të Biznesit të qytetit Vardak Sherifullah Hotak në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se si pasojë e goditjes me predha raketash në orët e mëngjesit në rajonin Dandokay të qarkut Sayed Abad, kanë humbur jetën 12 persona ndër të cilët edhe gra e fëmijë. Hotak, theksoi se gjatë sulmit, përleshja mes forcave afgane dhe talebanëve ka vazhduar, dhe se të vdekurit dhe të plagosurit janë civilë.