Ekip
05 Shkurt 2017•Përditësim: 05 Shkurt 2017
KABUL (AA) – Mbi 40 persona janë konfirmuar të vdekur si pasojë e reshjeve të mëdha të borës të cilat kanë kapluar disa pjesë të Afganistanit, duke detyruar qeverinë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Reshjet e borës të përmasave të mëdha kanë mbyllur trafikun në shumë autostrada, kanë bllokuar shumë njerëz duke i lënë pa energji elektrike dhe furnizime të nevojshme.
Autoriteti i Afganistanit për Fatkeqësi Kombëtare (NDMA), tha se reshjet kanë prekur 19 provinca të shtetit duke shkatërruar tërësisht mbi 100 shtëpi. Zyrtari i NDMA-së, Syed Abdul Humayun Dehqaan, deklaroi për AA se bora që ka rënë në Maimi dhe Jaran ka marrë jetët e 18 njerëzve, ndërkohë që 12 të tjerë janë në gjendje kritike.
Katërmbëdhjetë njerëz të tjerë kanë humbur jetën nga një ortek në provincën Parvan, dhe 13 persona të tjerë kanë humbur jetët në zona të ndryshme të shtetit.
Edhe kryeqyteti Kabuli është prekur nga reshjet e mëdha të borës, të papara në dekadat e fundit, të cilat kanë shkaktuar mbylljen e të gjitha rrugëve magjistrale të cilat çojnë në kryeqytet.