Ossama Elshamy
19 Prill 2016•Përditësim: 19 Prill 2016
KABUL (AA) – Zyrtarë nga Departamenti i Shëndetësisë në Afganistan njoftojnë se rreth 200 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi të koordinuar të talibanëve në Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Afganistanit, Mohammad Ismail Kawoosi, për AA tha se 198 persona janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.