Sayed Khodaiberdi Sadat
07 Prill 2020•Përditësim: 07 Prill 2020
Në Afganistan me koronavirusin e ri (COVID-19) janë infektuar 423 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahid Mayar tha se më shumë raste të të infektuarve janë konfirmuar në Herat, Kabul dhe në shumë qytete, ku është shpallur orë policore.
Mayar sqaroi se numri i të infektuarve është rritur nga 299 në 423 dhe deri më tani si pasojë e infektimit kanë vdekur 11 persona. Njëherit, janë shëruar 18 të infektuar.
Ai shtoi se shtetasit afganë ende kthehen nga Irani ku si pasojë vazhdon përhapja e COVID-19.
Zëdhënësi tha se banorët nuk u përmbahen masave të vendosura të orës policore ndaj vjen deri tek përhapja e infektimit.
Mësimi në shkolla është pezulluar në të gjithë vendin ndërsa janë anuluar shumë manifestime dhe të gjitha garat sportive.