Ekip
07 Nëntor 2017•Përditësim: 08 Nëntor 2017
KABUL (AA) - Një grup i vogël sulmuesish vranë të paktën dy roje gjatë sulmit në një stacion televiziv në Kabul të martën, njofton policia afgane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmi në redaksinë e transmetuesit Shamshad filloi në orën 10:45 të mëngjesit sipas kohës lokale, kur në hyrje të objektit sulmuesi vetëvrasës aktivizoi eksplozivin.
Salim Ilyas, kreu i njësisë së hetimit në policinë afgane në Kabul konfirmoi për AA se dy roje janë vrarë. Ai theksoi se në sulm ishin përfshirë dy ose tre persona dhe se forcat e sigurisë ishin të angazhuar që të marrin kontrollin mbi pjesën e ndërtesës ku ishin sulmuesit.
Najib Danish, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, tha se të gjithë të punësuarit u evakuan në mënyrë të sigurt. Ndërkohë talebanët mohuan ndonjë përfshirje në sulm.