Sayed Khodaberdi Sadat
10 Dhjetor 2017•Përditësim: 11 Dhjetor 2017
KABUL (AA) – Së paku 12 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH janë vrarë gjatë një sulmi terrorist ndaj stacionit policor në qytetin Nuristan, në lindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë në Nuristan, Gulam Faruk Nurisani për AA, konfirmoi se terroristët e DEASH-it sulmuan stacionin policor në vendin Vama, ku më pas ndodhi përleshje.
“Gjatë shkëmbimit të zjarrit humbën jetën tre policë, dy prej tyre janë plagosur. Në mesin e terroristëve, janë vrarë së paku 12, ndërsa janë plagosur 18”, tha Nurisani. Ai po ashtu theksoi se ky është sulmi i parë terrorist i DEASH-it në qytetin Nuristan.