Sayed Khodaberdi Sadat
30 Shtator 2017•Përditësim: 01 Tetor 2017
KABUL (AA) – Në sulmin ajror të kryer në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit, vriten 15 pjesëtarë të DEASH-it, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Zyra e Guvernatorit të Nangarhar-it thuhet se pozicionet e organizatës terroriste DEASH në qarkun Naziyajn të provincës Nangarhar janë bombarduar me fluturake pa pilot.
Në deklaratë bëhet e ditur se me këtë rast janë vrarë 15 pjesëtarë të DEASH-it dhe se është asgjësuar një depo e municioneve.
Operacionet në rajon janë duke vazhduar.