Emel Öz Gözellik
09 Janar 2018•Përditësim: 09 Janar 2018
KABUL (AA) – Në verilindje të Afganistanit vriten 22 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi policor i krahinës Kunar, Ferit Dehkan, njofton se anëtarët e DEASH-it kanë kryer një sulm në pikën e kontrollit të sigurisë në rajonin Sokai.
Dehkan thotë se në përleshjet mes terroristëve dhe forcave të sigurisë janë vrarë 22 anëtarë të DEASH-it dhe se 32 të tjerë janë plagosur. Ai bëri të ditur se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 5 zyrtarë policorë.
Në operacionin e kryer javën e kaluar në qarkun Derzab të qytetit Jowzjan, në veri të Afganistanit ishin vrarë 26 anëtarë të organizatës terroriste DEASH.
DEASH rreth prej një viti është duke ushtruar aktivitete terroriste në disa qarqe të Jowzjanit.