Sayed Khodaiberdi Sadat
22 Dhjetor 2020•Përditësim: 23 Dhjetor 2020
Të paktën pesë mjekë u vranë në një sulm me bombë në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Kabul, Ferdevs Faramarzm, u tha gazetarëve se bomba e shpërthyer ishte vendosur në automjetin ku ndodheshin mjekë nga burgu Pul-e-Charkhi në Dogabad të Kabulit.
Faramarz theksoi se pesë mjekë humbën jetën në sulm dhe dy u plagosën. Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.
Dhjetëra militantë të DEASH-it dhe Talibanë janë në burgun Pul-e-Charkhi, i cili është më i madhi në Afganistan.
Afganistani është skenë e një krize të thellë disa dekadëshe të gjatë politike dhe të sigurisë e pasqyruar në luftën për avantazh midis lëvizjes Talibane dhe forcave qeveritare.
Një kërcënim të vazhdueshëm të sigurisë paraqet gjithashtu organizata terroriste DEASH, e cila, pas disfatave në Irak dhe Siri, ka intensifikuar ndjeshëm aktivitetet e saj Afganistan.
Sulmet në Afganistan nuk kanë pushuar edhe pas fillimit të bisedimeve të paqes, të cilat delegacionet e kryengritësve TalIbanë dhe qeveria afgane filluan në mes të shtatorit në Doha të Katarit.