Mohammad Fahim Abed
28 Dhjetor 2015•Përditësim: 28 Dhjetor 2015
KABUL (AA) - Në operacionin e Forcave ajrore afgane ndaj pozicioneve të DAESH-it në qytetin Nangarhar janë vrarë 68 militantë të organizatës terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i prefekturës së Nangarhar-it, Ataullah Hogyanay, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se në operacionet në rajonet të ndryshme të lagjes Açin janë vrarë 68 militantë të DAESH-it.
Ai theksoi se bombardimi ka filluar mbrëmë dhe ende është duke vazhduar.
Prefekti i Açin-it, Haci Galib njoftoi se shumë strehimore të organizatës terroriste në male janë shkatërruar.
Në muajt e fundit, aktivitetet e militantëve të DAESH-it në lagjet Açin, Peçiragam dhe Çeperhar të qytetit Nangarhar ishin rritur. Açin filloi të njihet si qendër e DAESH-it.
Nga ana tjetër, dje në Açin milicët e deputetit afgan Zahir Kadir ekzekutuan 4 militantë të DAESH-it.