Hülya A. Gündüzalp
30 Dhjetor 2015•Përditësim: 30 Dhjetor 2015
MEZAR-I SHERIF (AA) - Militantët talebanë sulmuan lagjen Shirin Tegab në krahinën Faryab në veri të Afganistanit. Në përleshje u vranë 9 talebanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i Shirin Tegabit Said Lokman Gahrik, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se militantët kanë sulmuar qendrën e lagjes nga dy drejtime.
Ai njoftoi se forcat e sigurisë menjëherë iu kundërpërgjigjën sulmit. Sipas tij, në këto përleshje mbetën të vrarë 9 militantë talebanë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Gjithashtu Gahrik shtoi se me ardhjen e përforcimeve në lagjen, militantët u tërhoqën.
Talebanët ende nuk kanë dalë me deklaratë në lidhje me këtë çështje, ndërsa dje u vranë 8 militantë në sulmet e kryera në lagjet Kaysar dhe Gormaç të Faryab-it.