Sayed Khodaberdi Sadat
09 Tetor 2019•Përditësim: 09 Tetor 2019
Zyra për siguri nacionale e Afganistanit njoftoi se në jug të vendit është vrarë një nga liderët e organizatës terroriste Al Kaeda, Asim Umar, transmeton Anaodlu Agency (AA).
Në njoftim theksohet se Umar është vrarë së bashku me gjashtë terroristë tjerë në një kamp në Helmand, ku trajnohen terroristët e Al Kaedës dhe grupi militant taleban.
Umar ka qenë lider i degës së Al Kaedës për Nënkontinentin Indian.
Terroristët e Al Kaedës deri tani nuk kanë komentuar raportimet nga Kabuli.