Mohammad Fahim Abed
02 Maj 2016•Përditësim: 02 Maj 2016
KABUL (AA) - Qyteti jugor afgan i Kandaharit është shndërruar në arenë të përleshjeve të ashpra të armatosura mes forcave afgane dhe militantëve talebanë, ndërsa në mesin e militantëve të vrarë është edhe njëri nga udhëheqësit e lëvizjes talebane, i cili llogaritej si "guvernatori në hije", raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë në Kandahar Zija Durrani për AA tha se konfliktet e armatosura ende vazhdojnë, dhe se në përleshjet e djeshme janë vrarë të paktën 47 militantë.
Durrani tha se forcat afgane të sigurisë në përleshjet e djeshme në Sheikh Velikot është vrarë Hayatullahu i famshëm, të cilin talebanët e kanë quajtur si "guvernatori i Kandaharit" dhe miku i tij i afërt dhe njëherësh edhe ndihmësi i tij.