Tufan Aktaş
20 Maj 2020•Përditësim: 20 Maj 2020
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës është rritur në mbi 91.000, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra afrikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (Africa CDC), njoftoi se numri i rasteve me COVID-19 në mbarë kontinentin është rritur në 91.598
Deri më tani janë shëruar 35.808 persona ndërsa 2.912 persona e kanë humbur jetën.
Vendet me numrit më të madh të rasteve janë Afrika e Jugut, Egjipti, Maroku, Algjeria, Nigeria, Gana dhe Kameruni.
Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Egjipt është 659, në Algjeri 561, në Afrikën e Jugut 312, Marok 193, Nigeri 192, Kamerun 140, Sudan 111.