Gökhan Kavak
26 Gusht 2021•Përditësim: 27 Gusht 2021
Në Afrikë numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) arriti në afro 7.7 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë COVID-19, numri i viktimave në të gjithë kontinentin ka arritur në 192.308.
Numri i rasteve në kontinent arriti në 7.696.888 ndërsa numri i të shëruarve në 6.774.372.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Libi dhe Egjipt. Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.
Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), deri më tani në kontinent kanë mbërritur 123.4 milionë doza vaksinë. Në kontinent ku janë bërë 86.6 milionë vaksinime përqindja e vaksinimit ka arritur në 1.85 për qind.