Ahmet Gençtürk
06 Tetor 2021•Përditësim: 07 Tetor 2021
Numri i rasteve me koronavirus (COVID-19) në Afrikë është rritur në rreth 8 milionë e 430 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometers", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi COVID-19, numri i rasteve në të gjithë kontinentin ka arritur në 8.428.857.
Në kontinent numri i vdekjeve ka arritur në 213.141 ndërsa numri i të shëruarve në 7.709.226.
Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi dhe Libi.
Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.