Adam Abu-bashal
09 Tetor 2020•Përditësim: 09 Tetor 2020
Në kontinentin e Afrikës është rritur në mbi 1 milion e 556 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin numri i rasteve është rritur në 1.556.017 ndërsa numri i viktimave me 303 vdekje të reja arrin në 37.452.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 17.408 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.017 dhe në Marok 2.468 vdekje.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 686.891 raste, Maroku me 142.953 dhe Egjipti me 104.156.
Në Mauritius nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.292.200.