Adam Abu-bashal
13 Shkurt 2021•Përditësim: 14 Shkurt 2021
Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në afro 98 mijë numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 3.754.686.
Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3.285.668 ndërsa numri i vdekjeve në 97.967.
Shifra më e madhe e rasteve dhe vdekjeve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt dhe Etiopi.
Deri më tani në Afrikën Subhariane vaksinimi masiv ka filluar vetëm në Sejshelle dhe Mauritius ndërkohë vendet që kanë filluar vaksinimin në Afrikën e Veriut janë Maroku, Algjeria dhe Egjipti.
Për arritjen e imunitetit masiv në kontinent synohet që të vaksinohet 60 për qind e 1.3 miliardë njerëzve.
Është ende e paqartë se kur do të dorëzohen vaksinat e porositura, pavarësisht se Unioni Afrikan ka kërkuar vaksinat e nevojshme përmes Programit Global të Qasjes në Vaksina COVID-19 (COVAX) dhe nga kompanitë tjera të vaksinave.