Adam Abu-bashal
05 Nëntor 2020•Përditësim: 05 Nëntor 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka arritur në 44.012, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin numri i rasteve ka arritur në 1.838.867 ndërsa numri i viktimave ka arritur në 44.012.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 19.585 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.318 dhe në Marok 3.982 vdekje.
Në Sejshelle dhe Eritre deri më tani nuk janë raportuar humbje të jetëve.
Numri i rasteve në Afrikën e Jugut ka arritur në 730.548.
Deri më tani, në Afrikë janë shëruar 1.398.172 persona të infektuar.