Riyaz Khaliq
05 Nëntor 2020•Përditësim: 05 Nëntor 2020
Koronavirusi i ri (COVID-19) është përhapur më tej në mesin e ushtarëve amerikanë të vendosur në Korenë e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat Amerikane në Kore (USFK) sot njoftuan se 10 ushtarë, përfshirë vartësit e tyre, dolën pozitivë me koronavirusin pasi mbërritën në Korenë e Jugut midis 23 tetorit dhe 3 nëntorit.
Rastet më të fundit të COVID-19 midis stafit të USFK-së dhe familjeve të tyre kanë rritur shifrat në 288. Të gjithë ata që rezultojnë pozitivë me virusin kanë hyrë në karantinë.
"Pastrimi i plotë i të gjitha aseteve të transportit dhe dhomave të karantinës ka përfunduar", thuhet në deklaratë, duke shtuar se profesionistët shëndetësorë të USFK-së po punonin për gjurmimin e kontakteve.
Ai shtoi se USFK mbetet në "nivel të lartë gatishmërie me më pak se 1 për qind të pjesëtarëve të saj të shërbimit aktiv në detyrë aktuale që janë konfirmuar pozitivë me COVID-19".
Në Korenë e Jugut janë vendosur 28.500 ushtarë të USFK-së që nga Lufta Koreane e viteve 1950.
Ndërkohë, vetë Koreja e Jugut po lufton me rritjen e infeksioneve me 125 raste të tjera sot, përfshirë 108 infeksione lokale, të cilat e kanë çuar numrin e rasteve në 27.050, njoftoi Agjencia e Lajmeve Yonhap.
Rreth 475 persona e kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 në vend, i cili ka kryer mbi 2.6 milionë teste të koronavirusit që nga 3 janari.