Muhammed Bilal Kenasari
02 Nëntor 2016•Përditësim: 02 Nëntor 2016
WASHINGTON (AA) – I riu afro-amerikan, Dannez Williams, i cili pretendon të jetë i biri i ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ka kërkuar t’i bëhet test i ADN-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Williams i cili pretendon të jetë thjeshtri i kandidates për presidente nga radhët e Partisë Demokratike Hillary Clinton, ka organizuar konferencë për media në Klubin Kombëtar të Shtypit në Washington.
“Unë jam i biri i Bill Clintonit. Hillary është njerka ime, ndërsa Chelsea është motra ime”, prezantoi veten Williams, duke bërë thirrje që t’i bëhet test i ADN-së për t’i vërtetuar pohimet e tij.
I riu i cili jeton në shtetin Arkansas të SHBA-ve, theksoi se këto pohime nuk janë të reja dhe se që nga viti 1990 bën thirrje për vërtetimin e tyre.
Krahas pohimit që është djali i Bill Clintonit, Williams tha se të ëmën e cila kishte qenë narkomane e kishte humbur në moshë të re. Më tej ai kërkoi që të familja Clinton ta kontaktojë.
Duke reaguar në pyetjen se “a financohet nga kandidati republikan Donald Trump”, i riu tha se ai vetë mbulon të gjitha shpenzimet, përfshirë edhe ato të avokatit, dhe se përpjekja e tij nuk ka aspak lidhje me zgjedhjet presidenciale.