Bayram Altuğ
01 Nëntor 2016•Përditësim: 02 Nëntor 2016
GJENEVË (AA) - OKB ka dënuar hedhjen e raketave balistike deri në brendësi të Arabisë Saudite, nga lëvizja Husi dhe mbështetësit e saj në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për mediat në zyrën e OKB-s në Gjenevë, zëdhënësja e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut pranë Kombeve të Bashkuara, Ravina Shamdasani, ka thënë se hedhja e raketave në zonat e populluara është e ndaluar në ligjet ndërkombëtare.
Duke bërë thirrje për qetësi të gjitha palëve në Jemen, Shamdasani, ka deklaruar se ata duhet të respektojnë rregullat dhe ligjet ndërkombëtare.