Özcan Yıldırım,Zafer Fatih Beyaz,Sarp Özer
16 Prill 2019•Përditësim: 17 Prill 2019
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, u takua në Pentagon me ushtruesin e detyrës Sekretar i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Patrick Shanahan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në takimin e realizuar në kuadër të vizitës së ministrit turk Akar në SHBA, është biseduar në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri, marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e tjera të sigurisë rajonale dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë në një deklaratë.
Akar ka shprehur pikëpamjet e Turqisë dhe kërkesat në lidhje e zonën e sigurt të planifikuar në Siri, blerjen e sistemit S-400, avionët F-35 dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor.
Në takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimit midis Turqisë dhe SHBA-së në korniza të partneritetit strategjik dhe siguria dhe stabiliteti i dy vendeve, rajonit dhe botës në përgjithësi.