Said İbicioğlu
11 Gusht 2017•Përditësim: 12 Gusht 2017
KAJRO (AA) - Si pasojë e një aksidenti hekurudhor mes dy trenave në Aleksandri të Egjiptit, njoftohet se kanë humbur jetën 36 persona dhe janë plagosur 123 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit konfirmohet se në aksidentin ku treni i linjës Kajro-Aleksandri është përplasur me trenin e linjës Aleksandri-Port Said kanë humbur jetën 36 persona dhe janë plagosur 123 të tjerë.
Ndërsa në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Transportit bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në rajonin Hurshit, në qytetin e Aleksandrisë.
Ndër të tjera në deklaratë thuhet se lokomotiva e trenit që ndodhej mbrapa ka përplasur dy vagonët e fundit të trenit tjetër përpara ku si pasojë e përplasjes ka dalë nga shinat.
Gjithashtu theksohet se është ngritur një komision nga ministria me qëllim hetimin e aksidentit, ndërsa nuk është dhënë informacion në lidhje me shkakun.
Shtypi lokal dhe dëshmitarët bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e defektit të trenit që ndodhej përpara.