Mohammad Fahim Abed
08 Maj 2016•Përditësim: 08 Maj 2016
KABUL (AA) - Si pasojë e një aksidenti rrugor zinxhir në rajonin Gazni të Afganistani kanë humbur jetën 52 persona dhe janë plagosur 73 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga zyrtarët lokal të telekomunikacionit në Gazni, Muhammedullah Ahmedi, tha për gazetarin e AA-së se si pasojë e përplasjes së dy autobusëve me një kamion çistern që transportonte karburant në zonën Mukur kanë humbur jetën 52 persona dhe janë plagosur 73 të tjerë.
Ahmedi, ka shpjeguar se dy autobusët janë përfshirë nga flakët pas përplasjes me kamionin çisternë që transportonte benzinë dhe se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.