Mohammad Fahim Abed
08 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
KABUL (AA) – Numri i të vdekurve nga përplasjen e dy autobusëve dhe cisternës me karburant në autostradën kryesore në Afganistan është rritur në 73, ndërsa 13 persona janë plagosur, njoftuan autoritetet afgane, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Afganistanit, aksidenti i rëndë ka ndodhur në Muqur, që është pjesë e rajonit Ghazni.
Në njoftim theksohet se shumica e personave të plagosur janë në gjendje kritike.
Më herët u njoftua se në dy autobusët në momentin e fatkeqësisë gjendeshin 125 pasagjerë.