Büşra Selvi Öğütcen
12 Prill 2016•Përditësim: 12 Prill 2016
KATMANDU (AA) – Nga aksidentimi i një autobusi në afërsi të kryeqytetit të Nepalit, Katmandu, kanë humbur jetën së paku 13 persona, ndërsa janë plagosur 26 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nëpunësi lokal policor Umesh Khadka tha se autobusi ra në një greminë të thellë 200 metra.
Ai shtoi se terreni i papërshtatshëm vështirësoi aksionin e shpëtimit dhe nxjerrjes së udhëtarëve.
Në aksidentin me autobus në nëntor në pjesën malore të fshatit Ramche e cila bën pjesë në Katmanduu, humbën jetën 30 persona.
Infrastruktura e papërshtatshme, si dhe automjetet e pasigurta shpesh herë shkaktojnë aksidente të rënda rrugore me bilanc tragjik viktimash.