Zehra Ulucak
25 Dhjetor 2015•Përditësim: 25 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, 12 persona kanë humbur jetën për shkak të të ftohtit ekstrem, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës “Katmandu Post”, njoftohet se shumica e atyre që kanë vdekur prej ftohtit janë lypës dhe njerëz të pastrehë të cilët jetojnë në tempull.
Policia ka konfirmuar se njëri prej personave të pajetë është gjetur në një ndërtesë të panjohur në Bhagwatibahal, ndërsa tjetri në një pishinë në Itumbahal.
Gjithashtu është njoftuar se dy lypës kanë humbur jetën nga ngrirja në parkun Buddha të Swayambhu-t dhe para Qendrës Kombëtare të Traumës në Mahaboudha. Bëhet e ditur se 8 personat e tjetë të cilët janë gjetur të vdekur në tempullin Bhadrkali dhe rajone të ndryshme të Katmandu-së kanë humbur jetën për shkak të të ftohtit ekstrem.
Këtë vit Nepali kishte përjetuar njërin prej tërmeteve më të mëdha në historinë e tij. Në tërmetin e ndodhur më 25 prill me magnitudë 7,8 ballë, dhe më 12 maj me magnitudë 7,3 ballë, kishin humbur jetën 8 mijë 600 njerëz dhe ishin plagosur 22 mijë të tjerë. Pas tërmeteve mijëra njerëz mbetën të pastrehë.