Ata Ufuk Şeker
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 08 Dhjetor 2016
BRUKSEL (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar sot se të gjitha palët duhet ti përmbahen marrëveshjes së Minskut dhe duhet të bëjnë më shumë për zbatimin e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit të Komisionit NATO - Ukrainë, Stoltenberg, ka vënë theksin tek ndihma që NATO vazhdon ti japë Ukrainës. "Aleatët e NATO-s nuk njohin dhe nuk do të njohin aneksimin e jashtëligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë."
Duke theksuar se NATO do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën, Stoltenberg, më pas ka shtuar se gjendja në Ukrainë është serioze dhe se separatistët pro rusë pengojnë vëzhguesit ndërkombëtarë që të bëjnë punën e tyre.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në fjalën e tij ka thënë gjithashtu se mendon që sanksionet ekonomike ndaj Moskës duhet të vazhdojnë. Ai ka vënë në dukje se problemet në Ukrainë duhet të zgjidhen vetëm me rrugë politike.