Hakan Ceyhan Aydoğan
01 Tetor 2015•Përditësim: 01 Tetor 2015
MOSKË (AA) - Presidenti rus, Vladimir Putin lajmet në lidhje me pretendimet se ka patur civilë të vrarë në sulmet ajrore të ndërmarra nga vendi i tij në Siri i ka cilësuar si "sulme informative (mediatike)", raporton Anadolu Agency (AA).
Putin gjatë një fjalimi të mbajtur në Këshillin e Shoqërisë Civile dhe të Drejtave të Njeriut në pallatin e Kremlinit tha se: "Ne jemi të gatshëm ndaj këtyre sulmeve të informacionit. Lajmet e para në lidhje se kishte viktima dolën në pah që para se avionët rusë të ngriheshin në fluturim".
Putin duke vënë në dukje se shpresojnë që të krijohet mekanizmi i cili do të sigurojë vazhdimisht shkëmbimin e informacioneve me SHBA-në në Siri tha se për këtë arsye janë në kontakt të vazhdueshëm me Departamentin e Mbrojtjes dhe shërbimin inteligjent të SHBA-së.
Ndërsa në anën tjetër zëdhënësi për shtyp i Kremlinit, Dimitriy Peskov ka theksuar se sulmet ajrore të Rusisë do të vazhdojnë deri sa forcat e Asadit të sigurojnë përparësi në territor.
Peskov ka mbrojtur gjithashtu qëndrimin se Moska mbështet Asadin në luftën kundër organizatës terroriste DAESH dhe ndaj "grupeve të tjera radikale".