Nuray Tunçay
03 Qershor 2016•Përditësim: 03 Qershor 2016
BAKU (AA) – Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në lidhje me rezolutën e miratuar nga Parlamenti gjerman (Budestag) për pretendimet armene rreth ngjarjeve të vitit 1915, tha se e dënon këtë rezolutë e cila është ndërtuar mbi gënjeshtra, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e përbashkët për media me kryeministrin e Turqisë Binali Yildirim i cili gjendet në Baku për vizitë zyrtare, Aliyev e falënderoi Turqinë që gjithnjë ka qëndruar përkrah Azerbajxhanit në procesin e zgjidhjes së çështjes së Malësisë së Karabakut.
Aliyev rikujtoi se territori i Azerbajxhanit gjendet nën pushtim prej më shumë së 20 vitesh dhe se për përfundimin e pushtimit Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-KB) ka miratuar 4 rezoluta dhe shtoi se zbatimi i këtyre rezolutave ka ngelur vetëm në letër.
- “Azerbajxhani është me Turqinë” -
Presidenti azerbajxhanas theksuar se shqetësohen për padrejtësitë që i janë bërë Turqisë.
“Azerbajxhani menjëherë e dënoi rezolutën e Parlamentit gjerman e cila është e padrejtë, tendencioze dhe e ndërtuar mbi gënjeshtra. Kjo është padrejtësi dhe shtrembërim i historisë. Rezoluta e parlamentit gjerman është porosi politike. Duan që ta detyrojnë Turqinë në disa gjëra. Duan që të ushtrojnë presion ndaj politikës së pavarur të Turqisë. Çështja armene është vetëm justifikim. Kjo çështje sërish u shndërrua në lojë në duart e shteteve të mëdha", deklaroi Aliyev.
Duke rikujtuar se edhe Azerbajxhani është ballafaquar me situatë të ngjashme dhe se vitin e kaluar Parlamenti gjerman kishte miratuar rezolutë përplot me gënjeshtra në lidhje me Azerbajxhanin, Aliyev u shpreh se “Ne atëherë nuk brengoseshim për atë rezolutë. Gjithashtu jam i sigurt që edhe qeveria dhe populli turk nuk do të brengosen për këtë rezolutë. Ata që e pranuan këtë rezolutë i hapën rrugë një gënjeshtre të madhe historike dhe politike. Si gjithmonë Azerbajxhani është me Turqinë", tha ai.