Muhammet Kurşun
18 Gusht 2021•Përditësim: 18 Gusht 2021
Ministria e Punëve të Jashtme e Afganistanit ka bërë të ditur se misionet diplomatike të vendit në Afganistan mbeten të hapura, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat iraniane, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Saeed Khatibzadeh tha se do të vazhdojnë aktivitetet në ambasadën në Kabul dhe në Konsullatën e Përgjithshme në qytetin Herat.
Më herët, raportet e mediave thanë se ambasadat e Rusisë, Kinës dhe Pakistanit janë misionet e vetme diplomatike të mbetura të hapura në Kabul.
Pas marrjes nën kontroll të provincave më të vogla administrative dhe qendrave provinciale, të dielën talebanët kaluan në kryeqytetin Kabul dhe morën pushtetit, me çka morën kontrollin e vendit për herë të parë në pothuajse 20 vite.
Qeveria u rrëzua shpejt, me presidentin Ashraf Ghani dhe zyrtarë të tjerë të lartë që ikën për shkaqe të sigurisë jashtë vendit.