Beyza Binnur Dönmez
18 Gusht 2021•Përditësim: 18 Gusht 2021
Guvernatori i Teksasit në SHBA, Greg Abbott, i cili ka kërkuar të ndalojë mbajtjen e maskave ka rezultuar pozitiv me koronavirus (COVID-19), njoftoi zyra e tij të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Abbott është plotësisht i vaksinuar dhe 'në gjendje të mirë' ndërsa aktualisht nuk ka treguar asnjë simptoma", thuhet në deklaratë.
"Guvernatori është testuar çdo ditë ndërsa sot ishte rezultati i parë pozitiv i testit", thuhet në deklaratë ku mes tjerash theksohet se ai do të izolohet në pallatin e Guvernatorit dhe do të vazhdojë të testohet çdo ditë.
Abbott po merr trajtimin e antitrupave monoklonal të Regeneron dhe është "në komunikim të vazhdueshëm me stafin e tij, drejtuesit e agjencive dhe zyrtarët qeveritarë për të siguruar që qeveria e shtetit të vazhdojë të funksionojë pa probleme dhe me efikasitet".
Ndërkohë, zonja e parë e Teksasit, Cecilia Abbott rezultoi negative.
Teksasi është një nga shtetet më të goditura nga COVID-19 me më shumë se 16.760 raste ditore, sipas të dhënave nga Universiteti "Johns Hopkins".