Eshat Fırat
08 Nëntor 2016•Përditësim: 08 Nëntor 2016
JERUSALEM (AA) - Konsullët dhe ambasadorët e 22 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në Jerusalem dhe Ramallah, shkuan në Gazë për të parë kushtet e jetesës në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Përgjegjësi për media i Zyrës së BE-së në Jerusalem, Shadi Osman në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se "Sot në mëngjes, një delegacion i lartë i përberë nga përfaqësues të 22 shteteve anëtare të BE-së në Jerusalem dhe Ramallah, duke kaluar nga pika kufitare Beyt Hanun shkuan në Gaza".
Ai tha se delegacioni do të takohet me ministrat e Qeverisë së Pajtimit Palestinez në Gaza ndërsa nuk dha informacione në lidhje me atë nëse vallë do të ketë takim me zyrtarët e Hamas-it.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i BE-së për Palestinën, Ralph Tarraf i cili ndodhet në krye të delegacionit, pritet që të japë deklarata pas vizitës.
Pas mosmarrëveshjeve shumëvjeçare mes Hamas-it dhe Fatah-ut, më 23 prill 2014 ishte arritur konsensus kombëtar dhe në kuadër të kësaj më 2 qershor u formua "Qeveria e Pajtimit" në krye me Rami el-Hamdallah.