Vesna Besiç
08 Nëntor 2016•Përditësim: 09 Nëntor 2016
PESHAWAR (AA) - Në punëtoritë e vogla në qytetin Peshavar, në veriperëndim të Pakistanit punëtorët për mëditje prej 5 deri në 7 dollarë amerikan punojnë çdo ditë në përpunimin e leshit, raporton Anadolu Agency (AA).
Punëtoritë në rrugët e pasme të Peshavarit janë vendet ku pakistanezët duke mbushur jastukët me lesh fitojnë mëditjen minimale me të cilën në një farë mënyre ushqejnë familjet e tyre.
Në këto kushte të vështira punon dhe 65-vjeçari Muhamed Alem i cili me paratë e fituara ushqen katër fëmijë. Me përpunimin e leshit merret 25 vite, kurse në të njëjtën punëtori punon tashmë dhjetë vite.
Në sektorin privat në Pakistan, punojnë dhjetëra mijëra njerëz të moshave të ndryshme. Stazhi i tyre punës kalon pa sigurim shëndetësor, kështu që shumica pavarësisht problemeve shëndetësore vazhdojnë të punojë dhe të luftojë për mbijetesë.