Ekip
15 Shtator 2016•Përditësim: 16 Shtator 2016
MADRID (AA) - Një grup ndërkombëtar aktivistësh femra është nisur nga Barcelona drejt Ripit të Gazës, si pjesë e përpjekjes për ti dhënë fund bllokadës izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Të mërkurën në mbrëmje rreth 20 gra nga vende të ndryshme kanë marrë përshëndetje të ngrohta lamtumirëse nga turma e qytetarëve në mesin e të cilëve ishte edhe kryetari i Barcelonës, Ada Colau.
Dy anijet pritet të mbërrijnë në Gaza në fillim të tetorit ndërsa sipas organizatorëve në kuadër të ndihmës së tyre për enklavën janë ofrimi i ushqimit dhe pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve.
“Anija me gratë nuk sfidon vetëm bllokadën izraelite por njëkohësisht synon të dëshmojë solidaritetin dhe mesazhin e shpresës për polullin palestinez”, thuhet në faqen e interenetit të organizatorit.