Mehmet Tosun,Alp Ertunga Karaca
20 Dhjetor 2015•Përditësim: 20 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) – Ekipet zjarrfikëse kanë vënë në kontroll zjarrin i cili sot herët në mëngjes përfshiu tregun e qytetit, në vendin Kecioren, në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Zjarri në tregun Osmanli Halk Pazar shpërtheu sot në orën 04:00 të mëngjesit, ndërsa sipas vlerësimeve të para zjarri shkrumboi së paku 250 dyqane dhe punëtori zejesh në kompleksin e tregut.
Ekipet zjarrfikëse janë duke punuar për kontroll shtesë për të parandaluar përhapjen e zjarrit dhe rrezikun për vendbanimet përreth.
Pas shpërthimit të zjarrit në treg mbërritën pjesa më e madhe e pronarëve të dyqaneve dhe punëtorive të djegura dhe tentonin të nxirrnin mallin që eventualisht ka mbetur pa u dëmtuar.