Adel Ömeragiç
19 maj 2016•Përditësim: 20 maj 2016
PODGORICË (AA) - Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të NATO-s, sot në Bruksel nënshkruan protokollin mbi pranimin e Malit të Zi në Aleancë. Në takimin në Bruksel, Mali i Zi përfaqësohej nga delegacioni i kryesuar nga kryeministri Milo Gjukanoviç, raporton Anadolu Agency (AA).
Nënshkrimi i protokollit hap fazën përfundimtare të anëtarësimit të plotë të Malit të Zi në NATO. Pas kësaj, mbetet ratifikimi i shteteve anëtare, të cilat duhet në bazë të procedurave të brendshme në parlamentet e tyre të ratifikojë dokumentin. Në fund mbetet që Mali i Zi të ratifikon dokumentin me çka përfundon procesi.
Pas nënshkrimit të protokollit të anëtarësimit, Mali i Zi do të nisë të marrë pjesë në organet punuese të NATO-s, së bashku me të gjithë anëtarët e tjerë. Gjithashtu, Mali i Zi do të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet në formatin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.