Hüseyin Mahmud,Zeynep Hilal Karyağdı
13 Tetor 2016•Përditësim: 13 Tetor 2016
KAJRO (AA) - Arabia Saudite ka konfirmuar se do ti japë Egjiptit kredi prej 2 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton agjencia shtetërore e Egjiptit MENA, Banka Qendrore e Egjiptit tha se ka marrë një kredi prej 2 miliardë dollarësh nga Arabia Saudite. Kredia e marrë do të kontribuojë në rezervat e mjeteve të gatshme të Bankës Qendrore.
Ndërkohë në artikullin e gazetës private në vend "El-Yevmu's Sabi" thuhet se kredia është dhënë para disa javësh. Kohëve të fundit ndërmjet Arabisë Saudite dhe Egjiptit janë ngritur tensionet, mirëpo akoma nuk është dhënë asnjë deklaratë nga e Arabia Saudite në lidhje me kredinë.
Ministri i Financave të Egjiptit Amru’l Carihi në deklaratën për media më 9 shtator theksoi se kanë biseduar me Arabinë Saudite dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për marrjen e një kredie në vlerë prej 2-3 miliardë dollarë për qëllime të mbështetjes financiare.