Ekip
20 Maj 2019•Përditësim: 21 Maj 2019
Mbrojtja ajrore saudite ka interceptuar dy raketa balistike të gjuajtura nga rebelët në Jemen, tha media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni Al-Arabiya, i financuar nga Arabia Saudite, tha se një raketë është rrëzuar mbi qytetin Taif, ndërsa tjetra është interceptuar mbi Xhide.
Autoritetet saudite ende nuk kanë bërë deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin.
Grupi rebel Huthi ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me pohimet.
Të dielën, rebelët u kërcënuan me sulme me raketa kundër instalimeve vitale në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).
Arabia Saudite dhe EBA janë anëtarë të një koalicioni ushtarak që ka goditur pozicionet e lëvizjes Huthi në Jemen që nga viti 2015, një vit pasi grupi rebel mori kontrollin mbi pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Javën e kaluar, Rijadi akuzoi rebelët për kryerjen e sulmeve ndaj dy stacioneve të pompimit të naftës në tubacionin lindje-perëndim, i cili transporton naftën saudite nga provinca lindore në portin në bregun perëndimor.
Arabia Saudite ka thirrur dy takime të jashtëzakonshme të Gjirit dhe vendeve arabe në qytetin e Mekës më 30 maj për të diskutuar mbi implikimet e sulmeve.