Zehra Nur Düz
29 Maj 2020•Përditësim: 29 Maj 2020
Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë konfirmuar sot raste të reja të vdekjeve dhe të infektuar të rinj me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i rasteve në Arabinë Saudite, që është shteti i dytë më i goditur në rajon pas Iranit, është rritur në 81.766 pasi u diagnostifikuan 1.581 të infektuar të rinj.
Zyrtarët thonë se numri i vdekjeve është rritur në 458, me 17 viktima të reja në 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kuvajtit, në vend janë regjistruar 9 viktima si dhe 1.072 raste të reja.
Të dhënat e sotme e çuan numrin e përgjithshëm të rasteve në 25.184, përfshirë 194 vdekje dhe 9.273 të shëruar.
Në EBA, Ministria e Shëndetësisë regjistroi 2 raste të vdekjeve dhe 638 raste të reja, duke e çuar në 33.170 numrin e përgjithshëm, përfshirë 260 të vdekur.
Që kur u shfaq koronavirusi dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan, ai është përhapur në të gjithë botën.
Numri i të prekurve në botë ka shkuar në mbi 5.85 milionë me mbi 361 mijë vdekje ndërsa më shumë se 2.44 milionë njerëz janë shëruar.